spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
07:46
HomeKosovaMusliu: Gjykata e Hagës ka dështuar të ofronte drejtësi, vepron politikisht

Musliu: Gjykata e Hagës ka dështuar të ofronte drejtësi, vepron politikisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e ka quajtur politike Gjykatën Speciale dhe ka thënë se Dhomat e Specializuara kanë dështuar të ofrojnë drejtësi.

Këto komente për “RTK Prime”, ajo i ka bërë lidhur me arrestimet e fundit të gjykatës në Hagë të Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut.

- Advertisement -

“Kjo gjykatë që nga themelimi e deri më sot nuk na ka dhënë asnjë sinjal se është bërë vërtetë një gjykatë për drejtësi. I kam përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe çdo ditë e më tepër po na dëshmon kjo është gjykatë politike, e cila fatkeqësisht po i përndjek ish-ushtarët e UÇK-së dhe liderët e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Dështimi i Gjykatës së Hagës dhe Dhomave të Politizuara, sepse për mua nuk janë të specializuara, dështimi i tyre për të ofruar drejtësi, ka rezultuar me arrestimin e rastit të fundit Kilaj, Fazliu, Smakaj dhe Kuçi”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

Musliu ka folur edhe për zhvillimet aktuale në vend.

Për sulmin në Ibër – Lepenc, deputetja nga PDK ka thënë se qeveria po bën politikë me rastin në fjalë dhe me sigurinë në veri të vendit.

“Është shumë e vërtetë që sulmet e tilla ndodhin në gjithë botën. Mirëpo, e gjithë bota nuk bën propagandë në raste të tilla, por e studion në thelb nga po i vjen kërcënimi. Nuk del e gjithë bota t’i shaj mediat pse po raportojnë një rast të tillë, por kërkojnë nga to të kenë vigjilencë. Jemi në prag të zgjedhjeve, nuk guxojmë veriun e Kosovës ta shndërrojmë në kartë elektorale, nuk bëhet politikë me sigurinë e vendit”, ka thënë Musliu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat