spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
21:19
HomeKosovaMusliu e kritikon ashpër Kurtin, “synim e ka kapjen e shtetit”

Musliu e kritikon ashpër Kurtin, “synim e ka kapjen e shtetit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.

Musliu tha se është shumë normale që PDK ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.

- Advertisement -

“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket emrave për president nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët nuk u bënë publik, deputetja thotë se kjo ndodhi vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.

- Advertisement -

Po ashtu, Musliu akuzoi Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidh ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.

“E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat