spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
22:42
HomeKosovaMusliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës, Nebojsha Pavkoviq

Musliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës, Nebojsha Pavkoviq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Lista Serbe ka glorifikuar kriminelin e luftës, Nebojsha Pavkoviq.

Ai publikoi postimin e “Unionit të Grave të Listës Serbe”, publikuar në rrjete sociale ku gorifikohet krimineli i dënuar nga Tribunali i Hagës.

- Advertisement -

Musliu i ka bërë thirrje institucioneve që të merren me këtë rast të nxitjes së urrejtjes.

“Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq Serbia e ka të pamundur të shkëputet nga nacionalizmi primitiv dhe figurat me të kaluar kriminale që i kontribuan kësaj ideologjie gjenocidale”, ka thënë mes tjerash Musliu.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Униа жена Српске листе Косово Александра Маркови 55m ۲ Метохита Вечна слава, генерале. Част и храброст ти остадоше y камену отацбине. @лош Вучеεиτр.табнинс.вучиадлекадат ByunhAleksandar VučćDijalog je rešenje, nasilje. е.Српска напредна странкаалександра Марковиналександра Милошевий"

Postimi i plotë:

Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq

Serbia e ka të pamundur të shkëputet nga nacionalizmi primitiv dhe figurat me të kaluar kriminale që i kontribuan kësaj ideologjie gjenocidale.

Deklarata skandaloze e ‘Unionit të Grave të Listës Serbe’ e publikuar sot ne rrjete sociale, në kujtim të kriminelit të dënuar nga Tribunali i Hagës, Nebojsha Pavkoviq i cili vdiq sot ne Beograd, është vazhdim i glorifikimit dhe lartësimit të kriminelëve të luftës. Kur një parti qe pretendon qe përfaqëson serbet e Kosovës lavdëron një gjeneral te ushtrisë serbe te dënuar për masakra, ajo ne fakt dërgon mesazhin se krimi ndaj shqiptareve duhet shpërblyer, jo dënuar.

U bej thirrje institucioneve tona te merren me ketë akt te nxitjes se urrejtjes dhe glorifikimit te krimineleve te luftës nga ana e serbeve të Kosovës!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat