spot_img
E hënë, 11 Maj, 2026
12:58
HomeKosovaMusliu-Osmanit: 5 vjet e gjysmë e mbajte gojën mbyllur, politikanët e tillë...

Musliu-Osmanit: 5 vjet e gjysmë e mbajte gojën mbyllur, politikanët e tillë duhet të ndëshkohen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se ish-presidentja Vjosa Osmani e “mbajti gojën mbyllur 5 vjet e gjysmë”.

Sipas saj, “Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

“FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.”

- Advertisement -

Pesë vjet e gjysmë e mbajti  gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.

U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.

Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike  kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.

Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.

Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.

Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen.

Osmani: Dua të ju them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat