Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po përpiqet ta paraqesë veten si viktimë pas viteve të propagandës dhe linçimeve politike.
“Albini ka filluar ta luaj viktimën. Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të fushatave linçuese dhe të propagandës denigruese, paska thënë se na qenka helmuar atmosfera me xhelozi e inate”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Postimi i plotë:
Albini ka filluar ta luaj viktimen.
Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të kapnajave linçuese, të propagabdës denigruese paska thënë se na qënka helmu atmosfera me xhelozi e inate.
Shtrohet pyetja: kush e paska helmuar atmosferën deri në këtë pikë?
Përgjigja është: Albin Kurti i cili nuk u mjaftua as atëherë kur pësuan katër persona, as kur Kosova kishte nevojë për stabilitet politik, as kur brigadat nuk lanë fyerje, shpifje, sharje e kërcënime pa bërë.
E Albin Kurti asnjëherë nuk u distancua nga dhuna verbale e ndjkësve të tij. As me një fjalë të vetme. As me një gjest të vetëm.
Pra, për helmimin e kësaj shoqërie fajtori kryesor je ti Albin.
Tani shpresoj që do ta marrësh faturën që e meriton.



