spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:34
HomeKosovaMusliu: Peci po përballet me “karmën”, dikur edhe ai më quajti “përfaqësuese...

Musliu: Peci po përballet me “karmën”, dikur edhe ai më quajti “përfaqësuese të krimit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit të Faton Pecit për kallëzim penal ndaj gazetarit Mehmetaj, duke e quajtur situatën “ironi të fatit” dhe “karma në veprim”.

Ajo kujtoi se Peci e kishte quajtur më herët “përfaqësuese të krimit” gjatë një seance parlamentare, pasi ajo e kishte kritikuar për keqpërdorime.

- Advertisement -

Musliu tha se për këtë rast ka dorëzuar padi në gjykatë dhe shtoi se koha do të tregojë “kush është përballë ligjit e kush fshihet pas tij”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Faton Peci qenka hidhëruar me një gazetar që e ka quajtur “kriminel”.

Ironia e fatit, apo thjesht karma në veprim?

Ka harruar ai më quajti “përfaqësuese të krimit”, pikërisht në një moment kur e zura në flagrancë gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar.

Atëherë, në vend që të kërkonte falje e të jepte llogari  për shkeljet  e kqrpërdorimet qe bënte, zgjodhi të më sulmonte publikisht, tipike për ata që mendojnë se pushteti i mbron nga përgjegjësia.

E për këtë, natyrisht, dorëzova padi në gjykatë e koha do të  tregon se kush është vërtet përballë ligjit, e kush fshihet pas tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat