spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:24
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mustafa ka thirrur për mobilizim të mbështetësve para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Mustafa ka thirrur për mobilizim të mbështetësve para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të mbështetësve të partisë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Detyra juaj është që të bindni edhe një person tjetër që këtë të diele ta votojë për LDK-në. Ne kemi nevojë që ju të punoni me gjithë fuqinë tuaj këtë javë”, deklaroi Mustafa gjatë një konference për media.

- Advertisement -

Mustafa i ka inkurajuar përkrahësit e LDK-së që të angazhohen aktivisht në ditët e fundit të fushatës, duke i kërkuar atyre të bindin të paktën një person tjetër për të votuar për LDK-në ditën e zgjedhjeve.

“Flisni me të gjithë që njihni, të rrethit tuaj të ngushtë e të gjerë dhe shpjegoni atyre pse LDK është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Dhe këtë të diele, me 9 shkurt, ju duhet të siguroheni që gjithsecili të dalin dhe të votojnë për LDK-në. Nëse secili prej jush, mbështetësit tanë, sillni edhe një shok apo familjar më shumë për ta votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”, tha Mustafa.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat