spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:20
HomeKosovaMustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin

Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka sulmuar dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kurti tha në një intervistë mbrëmë se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”.

- Advertisement -

Duke komentuar këtë deklaratë, Mustafa në një pronomcim për Klan Kosova tha se “nuk bëhet politikë me njerëz, të cilët luftuan për këtë vend e që janë në arrest qe pesë vite, i cili më shumë po përngjanë në pengmarrje sesa në drejtësi”.

“Unë mund të paramendoj kompleksin e Albin Kurtit ndaj Thaçit, por akuzat ndaj tij dhe Veselit në kontekstin e situatës së tanishme politike dhe bllokimit të konstituimit të Kuvendit janë të pakuptimta, përveç se ua ngjesin dorën akuzuesëve, të cilët duan ta barazojnë luftën e UÇK-së me krimet makabre të Millosheviqit në Kosovë”.

- Advertisement -

Ai mes tjerash tha se nuk është Kurti mentor i reformimit të partive politike në Kosovë, që ai të flas për reformat.

“Ai mund të flas për mashtrimin, për luftën hibride me gënjeshtra ndaj kundërshtarëve politik dhe për autorësinë e tij të konceptit të “ analfabetëve funksional”, të cilët po i ushqen me popullizëm dhe po e votojnë. Kjo është reforma e tij dhe kontributi i tij në reformimin politik, për të cilin kontribut po i japin merita ata që s’ia duan të mirën këtij vendi, sipas bindjes time”, shtoi Mustafa.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat