spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
17:55
HomeKosovaMustafa: Më 31 janar Abdixhiku kërkon votëbesimin e Kuvendit të LDK-së

Mustafa: Më 31 janar Abdixhiku kërkon votëbesimin e Kuvendit të LDK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, tha se më 31 janar, kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votë besimi nga Kuvendi i partisë. 

“Sikurse rëndom, pati një diskutim gati katër orë, një diskutim i hapur dhe demokratik. Duke filluar nga një analizë e zgjedhjeve dhe duke kulmuar, sipas kërkesës së vetë kryetarit, që të ftohet Kuvendi me datë 31 janar. Në këtë Kuvend, ai do të ofrojë dorëheqjen e tij, duke ia lënë Kuvendit që të vendosë.”

- Advertisement -

“Është formë e kërkesës së votëbesimit. Kryetari Abdixhiku do të kërkojë votëbesim.”

“355 delegatë do të vendosin se si do ta trajtojnë këtë votëbesim. Dhe e dyta, do të ketë një proces tjetër për të ardhur deri te kandidaturat. Për momentin, jemi në procesin e votëbesimit”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat