spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:02
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mustafa thotë se partia në pushtet, lideri i saj si dhe ministrat,...

Mustafa thotë se partia në pushtet, lideri i saj si dhe ministrat, janë zhdukur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja është e vetmja parti që po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës.

“Dje ishim në Gjilan ku do të investojmë në 10 milionë euro vetëm për spitalin rajonal, që e kemi paraparë për këtë regjion”, tha ai gjatë konferencës për media.Mustafa tha ky spital do të jetë një qendër e ekselencës.Në Prishtinë, ai tha se po ashtu 1 miliardë e gjysmë euro janë premtuar se do investohen. Kurse, në Podujevë, tha se përgjigje e fuqishme po jepet se Llapi është i djathtë dhe se është i LDK-së.“Kudo që shkojmë i japim zgjidhje dhe përgjigje kërkesave të qytetarëve. Të tjerët japin premtime boshe dhe zero plane”, tha Mustafa.

- Advertisement -

Ai theksoi se partia në pushtet, lideri i saj si dhe ministrat janë zhdukur dhe sipas tij nuk po kanë guxim as të debatojnë me LDK-në.

“Nëse Kurti ka një plan, një program për të ardhmen do të vinte (në debat)”, tha ai duke shtuar se është e qartë që nuk vjen pasi sipas tij nuk ka një plan të tillë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat