spot_img
E mërkurë, 29 Prill, 2026
12:33
HomeKulturëMuzeu “Marubi”, pjesë e rrjetit fotografik me bazë në Milano

Muzeu “Marubi”, pjesë e rrjetit fotografik me bazë në Milano

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është bërë pjesë e Rete Fotografia, një rrjet ndërkombëtar i themeluar në Milano që bashkon institucione dhe organizata aktive në fushën e fotografisë.

“Marubi” e konsideroi këtë aderim si një lajm të rëndësishëm për fotografinë shqiptare.

- Advertisement -

Rete Fotografia promovon bashkëpunimin, shkëmbimin profesional dhe zhvillimin e kulturës fotografike përmes aktiviteteve, konferencave dhe nismave ndërkombëtare. Përfshirja e “Marubit” përfaqëson një hap të rëndësishëm për prezantimin e trashëgimisë fotografike shqiptare në një kontekst ndërkombëtar.

Rete Fotografia u themelua në janar 2011 me iniciativën e një grupi organizatash dhe institucionesh mes te cilave, shoqata fotografie, dhoma tregtie, korporata, arkiva fotografike, biblioteka, fondacione etj., të cilat ndajnë qëllimin e përbashkët të promovimit dhe përhapjes së kulturës fotografike. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat