spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:46
HomeKosovaDrejtësiaNaim Murseli përfundon në Psikiatrinë Forenzike

Naim Murseli përfundon në Psikiatrinë Forenzike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridones gjatë një plaçkitjeje të organizuar nga vetë ai (sipas aktakuzës), është duke u trajtuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës-QKUK.

storm•, mëson nga burimet e veta brenda këtij reparti se Murseli do të qëndrojë atje për një kohë të gjatë për ekzaminime.

- Advertisement -

Ekzaminimet ndaj tij u morën me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila miratoi kërkesën e mbrojtjes.

Kërkesa ishte bërë pas deklarimeve të Murselit se gjendja e tij emocionale ishte e paqëndrueshme dhe për mendime vetëvrasëse gjatë qëndrimit të tij në paraburgim.

- Advertisement -

Kujtojmë se në këtë rast janë të akuzuar edhe tre persona të tjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat