spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:01
HomeOpinioneShkruaj TiNatyra Kuçi: Pushteti i Deçanit po keqpërdor…

Natyra Kuçi: Pushteti i Deçanit po keqpërdor…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pushteti në Deçan keqpërdor Qendrën Rinore për festa politike, denoncon Natyra Kuçi


Kandidate e PSD-së për kryetare të Komunës së Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të Qendrës Rinore nga pushteti lokal për aktivitete që sipas saj nuk kanë lidhje me rininë.

- Advertisement -
Pamje te publikuara nga Znj.Kuçi

Sipas Kuçit, mbrëmë, pas përfundimit të aktiviteteve të Panairit Veror, kryetari i komunës së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë vazhduar “festën” në ambientet e Qendrës Rinore, duke e shfrytëzuar këtë objekt publik për interesa politike dhe personale.

“Javë më parë kemi theksuar se kjo sallë shfrytëzohet rregullisht për festat e njerëzve të pushtetit. Këta vazhdojnë me të njëjtin hov. Paraja e qytetarit, prona publike, ndërkohë përfitues, pushteti e vëllezërit,” tha Kuçi.

- Advertisement -
Pamje te publikuara nga znj.Kuçi

Ajo kritikoi keqpërdorimin e resurseve publike dhe theksoi nevojën për transparencë dhe respekt ndaj pronës dhe interesave të qytetarëve, veçanërisht të rinisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat