spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
21:55
HomeKulturëNdahet nga jeta një zë i lahutës, Jonuz Delaj

Ndahet nga jeta një zë i lahutës, Jonuz Delaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

U nda nga jeta lahutari i mirënjohur Jonuz Delaj.

Rapsodi lahutar, Jonuz Delaj lindi në fshatin Nikç të Kelmendit në Malësinë e Madhe, më 24 prill 1950 dhe për 60 vjet rresht Jonuzi dhe lahuta ishin simbiozë e pandarë. Në një postim në rrjetet sociale, Komisioni i Përhershëm i Arteve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Antropologjisë e vlerësuan figurën e Jonuz Delajt, si bartësit i folklorit dhe vijues i traditës së madhe të lahutarëve të Shqipërisë së Veriut dhe të Eposit të Kreshnikëve, veçanërisht i atyre të Malësisë së Madhe.

- Advertisement -

Jonuz Delaj ishte laureat i festivaleve folklorike kombëtare të Gjirokastrës, atyre vendore, pjesëmarrës në koncertet zyrtare për ngjarje e personalitete të rëndësishme të historisë sonë kombëtare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe në diasporë.

Jonuz Delaj ishte pjesë aktive e grupit të lahutarëve që promovuan përgatitjet e dosjes së lahutës dhe të këndimit me lahutë në UNESCO, regjistrimi i së cilës i dha atij një krenari të ligjshme. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat