spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:07
HomeKulturëNdahet nga jeta regjisori Dhimitër Anagnosti

Ndahet nga jeta regjisori Dhimitër Anagnosti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arti shqiptar është sot në zi! “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmi është njoftuar nga vajza e të ndjerit, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, shkroi ajo.

Dhimitër Anagnosti lindi në 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Himarës. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator.

- Advertisement -

Dhimitër Anagnosti ishte një prej themeluesve dhe figurave më të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Ai ka realizuar shumë filma artistikë dhe dokumentarë që trajtojnë tema të rëndësishme shoqërore, historike dhe psikologjike.

Anagnosti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si regjisor, skenarist, shkrimtar dhe më vonë edhe si politikan.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

Ai është nderuar me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti në vitin 2011, ku është vlerësuar si një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare.

Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali. /rtsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat