spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:37
HomeKulturëShowBizNdahet një nga çiftet e Big Brother

Ndahet një nga çiftet e Big Brother

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjesti është rrëfyer për ndarjen me Xhenetën.

Ai tregoi në detaje se çka buroi deri te ndarja me të.

- Advertisement -

“Këtu ka nisur gjithçka që nuk të lejon të flasësh. Unë gjithmonë e lë të flet”, u shpreh Gjesti.

Pasi u shfaq klipi i dyshes, Gjesti në ‘prime’ tha se nga Xheneta nuk ka pritur shumë gjëra.

- Advertisement -

“Më ka thënë fjalë të këqija, nuk i pres nga kjo, prej të afërmit nuk pres. Më ka thënë unë dua burrë jo fëmijë”, u shpreh Gjesti i ofenduar.

Kurse, Xheneta ka qenë e prerë lidhur me raportin e saj me Gjestin.

Ajo duket se i ka dhënë prioritet lojës si synimin të saj në Big Brother.

“Përderisa i ke këto gjeste nuk muj me kanë me ty sepse xhelozia jote po më ftoh mu. I kam thanë edhe sot”, tha Xheneta.

Ndërkohë, Gjesti i kërkoi që të mos shkoj më të ai kur ajo të “dehet”.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat