spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:59
HomeEkonomiNdalimi i dinarit dhe zhvillimi ekonomik: Asnjë ndikim i dukshëm

Ndalimi i dinarit dhe zhvillimi ekonomik: Asnjë ndikim i dukshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zhurmë e madhe që krijuar më 1 shkurt të këtij viti, kur Banka Qendrore e Kosovës miratoi rregulloren që ndalonte funksionimin e valutës serbe brenda territorit të Kosovës.

Opinionet u ndan në dy tabore, në njërën anë Qeveria krekosej se përmes BQK-së po ndalonte ilegalitetin e monedhave serbe në Kosovë, e në anën tjetër opozita e sulmonte Qeverinë se këtë po e bënte për nacionalizëm.

- Advertisement -

10 muaj pas, dinari vazhdon të qarkullojë lirshëm në komunat me shumicë serbe. Kjo u dëshmua edhe përmes qasjes së lehtë që pati Kiks Kosova në këto vende jo vetëm në këmbimin e valutave, por edhe blerjen me dinar.

Sidoqoftë, ndalesa që bëri BQK-ja, kur vendosi ta shpallë ilegale valutën serbe që po shfrytëzohej si e vetmja në komunat me serbë, nuk është që ndikoi në zhvillimin ekonomik të vendit, ashtu siç u raportua.

- Advertisement -

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, madje thotë se kjo rregullore nuk është diçka e re.

Këtë lëvizje të Bankës Qendrore të Kosovës, Rafuna e sheh si hap të duhur, mirëpo e udhës sipas tij do të ishte koordinimi paraprak me vendet e huaja.

Vendimi për valutën, që u tha që u ndalua, kishte sjell protesta të shumta në pjesë të ndryshme të Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat