spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
10:18
HomeKosovaNdalimi i ish-deputetit, reagon Kurti, kërkon reagim ndërkombëtar

Ndalimi i ish-deputetit, reagon Kurti, kërkon reagim ndërkombëtar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Kurti ka reaguar pasi autoritetet serbe e ndaluan për një kohë ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Gramos Agusholli.

Ai ka thënë se Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore.

- Advertisement -

“Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”, shkroi Kurti.

 

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat