spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
13:09
HomeKosovaNdalohet importi i gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e...

Ndalohet importi i gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e sëmundjes së lëkurës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është ndaluar importi i gjedheve dhe i lëkurës së tyre nga zona Auvergne-Rhone Alpes në Francë”, pasi është konfirmuar prezenca e sëmundjes LSD.

Sipas AUV-it, ky vendim vjen pas shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, derisa obligohen që të gjitha autoritetet për kontroll kufitar të ndërmarrin veprime për zbatim të ndalesës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në Kosovë.

- Advertisement -

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është ne monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Ne kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tonë”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.

Agjencia ka shkruar se Kosova po vepron në linjë me shtetet e tjera, me qëllim të parandalimit të sëmundjes të lëkurës.

- Advertisement -

“Vendimet dhe masat e vendosura janë ne përputhje me obligimet qe dalin nga aktet ligjore ne fuqi dhe praktikat ndërkombëtare të kufizimeve tregtare. Mbi çdo ndryshim të rrjedhës se përhapjes se sëmundjes, veprimet do të jenë në përputhje me protokollet e masave veterinare për parandalim të përhapjes se sëmundjes”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat