spot_img
E martë, 17 Mars, 2026
00:31
HomeKulturëNdërhyrje për ruajtjen dhe promovimin e parkut arkeologjik Bylis-Klos

Ndërhyrje për ruajtjen dhe promovimin e parkut arkeologjik Bylis-Klos

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zona arkeologjike Bylis-Klos përfaqëson një nga peizazhet më të rëndësishme historike dhe kulturore në Shqipëri, ku ndërthuren trashëgimia e qytetërimit ilir, historia e antikitetit dhe peizazhi unik i krahinës së Mallakastrës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi se qyteti antik i Bylisit, një nga qendrat më të mëdha ilire, së bashku me Nikajan (Klos), përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të organizimit politik, urban dhe kulturor të antikitetit.

- Advertisement -

Sipas tij, këto qendra historike lidhen ngushtë me historinë e Koinoni i Bylinëve, duke dëshmuar për zhvillimin dhe organizimin e jetës qytetare në këtë zonë gjatë periudhës antike.

Gonxhja bëri të ditur se përmes bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, po ndërmerren hapa të rëndësishëm për ruajtjen, administrimin dhe promovimin e këtij parku arkeologjik.

- Advertisement -

Ai theksoi se këto ndërhyrje synojnë konservimin e vlerave historike dhe arkeologjike të zonës, si dhe zhvillimin e saj si një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik në vend.

“Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK dhe AICS, po ndërmerren hapa të rëndësishëm për ruajtjen, administrimin dhe promovimin e këtij parku arkeologjik, duke synuar konservimin e vlerave historike dhe zhvillimin e tij si një destinacion i rëndësishëm kulturor dhe turistik”, tha Klosi.

Ai vuri në dukje se investimet dhe projektet e përbashkëta synojnë të rrisin vizitueshmërinë e parkut arkeologjik dhe të promovojnë më tej trashëgiminë kulturore shqiptare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat