spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
10:57
HomeKulturë“NDERI” vjen në Tiranë dhe Prishtinë me një histori prekëse mbi besën...

“NDERI” vjen në Tiranë dhe Prishtinë me një histori prekëse mbi besën dhe humanizmin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi artistik “NDERI” do të shfaqet për herë të parë në kinematë e Tiranës dhe Prishtinës, duke sjellë një histori të fuqishme të frymëzuar nga ngjarje reale të Lufta e Dytë Botërore.

Premiera në Tiranë do të mbahet më 8 prill në Cineplexx, ndërsa në Prishtinë më 9 prill në Cineplexx Kosovo. Filmi, me regji nga Nikola Vukčević, ka arritur sukses të madh në Mal të Zi, me mbi 20 mijë bileta të shitura dhe pjesëmarrje në më shumë se 30 festivale ndërkombëtare.

- Advertisement -

Historia ndjek një fëmijë ortodoks malazez që, duke ikur nga forcat fashiste, gjen strehë te një familje myslimane shqiptare. Kryefamiljari, Nuredin Doka, përballet me një vendim të vështirë moral: të rrezikojë gjithçka për të shpëtuar jetën e një fëmije të panjohur apo të shkelë parimin e besës.

Në rolin kryesor interpreton Edon Rizvanolli, i cili është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare për performancën e tij. Në film luajnë gjithashtu Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja dhe Nikola Ristanovski, mes shumë emrave të njohur të kinematografisë rajonale.

- Advertisement -

Filmi është frymëzuar nga tregimi i akademikut Zuvdija Hodžić dhe është realizuar nga një ekip artistësh nga disa vende të Ballkanit. Ai është vlerësuar edhe nga revista prestigjioze Variety si një dramë historike e fuqishme dhe prekëse.

“NDERI” sjell në ekran vlera universale si guximi, toleranca dhe humanizmi, duke u konsideruar një nga prodhimet më të rëndësishme filmike të rajonit në vitet e fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat