spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
07:41
HomeKosovaNdërprerjet e energjisë nga moti i keq, KESCO lëshon njoftim

Ndërprerjet e energjisë nga moti i keq, KESCO lëshon njoftim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrebeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KESCO të cilët kanë bërë të ditur se për këtë arsye numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm.

- Advertisement -

KESCO ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

ℹ️📞Të dashur konsumatorë,

Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Rrjedhimisht, edhe numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm.

Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat