E PLOTËSUAR / Është ndërprerë seanca seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, ka thënë se sot ka qenë i planifikuar të dëgjohet një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Seanca vazhdon të hënën.
Të akuzuarit për rastin “Banjska” u sollën në gjykatë nën masa të rrepta
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, janw sjellur në Pallatin e Drejtësisë, ndaj të cilëve do të vazhdoj procesi gjyqësor.
Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.
Deri më tash kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.



