spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:14
HomeSiguriaPoliciaNdërron jetë 25-vjeçari i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Ndërron jetë 25-vjeçari i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka vdekur sot 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se për vdekjen e viktimës, policia është njoftuar nga familjarët.

- Advertisement -

“Më datë 20.01.2025 rreth orë 11:00, policia ka marrë informacion nga familjari i viktimës se i njëjti ka vdekur. Është njoftuar prokurori, vlen të ceket se në lidhje me këtë incident, i dyshuari është marrë në intervistë dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi.

25-vjeçari që mbeti i lënduar më 31 dhjetor nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Prizren, ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe vdiq.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat