Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë sot në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë.
Ai mbylli sytë përgjithmonë në orën 08:30 të mëngjesit si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital.
Kryepeshkopi pësoi hemorragji gastrike, ku pas disa ditësh mjekimi në një spital të Tiranës, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke bërë që më 3 janar të transportohej me urgjencë, me një avion të Forcave Ajrore, drejt Athinës.