spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
12:46
HomeKulturëShowBizNdizet rrjeti, Yll Limani dhe Rita Ora me një bashkëpunim?

Ndizet rrjeti, Yll Limani dhe Rita Ora me një bashkëpunim?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rita Ora ka ndezur rrjetin duke ndarë një moment të veçantë komunikimi me yllin kosovar, Yll Limani, duke lënë të kuptohet se një bashkëpunim muzikor mund të jetë në horizont.

Këngëtarja me famë botërore publikoi në Instagram Story një foto të bisedës së tyre private, menjëherë pasi të dy u bënë follow në rrjetin social. Ylli, i pari, i shkruan Ritës:

- Advertisement -

“Rita, e dashuroj ‘All Natural’”, duke shprehur admirim për hitin e saj.

Rita ia kthen me ngrohtësi: “Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar”.

- Advertisement -

Por momenti më interesant i bisedës vjen më pas: Ylli sugjeron bashkëpunimin e mundshëm:

“Bashkëpunim?” dhe Rita përgjigjet pa hezitim: “Do ta doja këtë”.

Një shkëmbim i shkurtër, por që mjafton për të emocionuar fansat e dy artistëve kosovar.

Komentet kanë shpërthyer menjëherë, ndërsa ndjekësit spekulojnë për një duet që mund të bashkojë dy prej emrave më të dashur shqiptarë në muzikë.

Me këtë veprim, Rita duket se ka dhënë një sinjal të qartë: diçka po gatuhet në prapaskenë dhe fansat nuk do të duhet të presin shumë për ta dëgjuar.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat