Raporti mes Gjestit dhe Xheneta Fetahut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentimeve në rrjet.
Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4” kishte deklaruar më herët se nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me modelen.
Së fundmi, dyshja është parë në ambientet e Top Channel, ku Xheneta punon, por takimi i tyre ishte krejtësisht i rastësishëm.
Në programin “E Diell”, Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre, vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie.
Modelja theksoi se nuk dëshiron asnjë përballje me të dhe se të dy do të vazhdojnë të fokusohen në punët e tyre.
Ndërkohë, Gjesti po shijon romancën e re me këngëtaren Egli Tako.