spot_img
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
04:29
HomeKosovaNdryshe nga Kurti, deputeti Kraki optimist për formimin e qeverisë së re

Ndryshe nga Kurti, deputeti Kraki optimist për formimin e qeverisë së re

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i koalicionit Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo, Nezir Kraki, ka lënë të hapur mundësinë për formimin e një qeverie të re.

Kraki tha se ekziston hapësirë për një marrëveshje të mundshme mes partive.

- Advertisement -

“Nuk mund të them që ka negociata, por kanë qenë disa që kanë nisur para bllokadës dhe herë pas here janë ristartuar. Ka hapësirë për një tentativë”, deklaroi ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas tij, edhe pse numrat për momentin nuk janë të sigurt, mundësitë për t’u arritur një marrëveshje janë reale.

- Advertisement -

“Nuk mund të them që i kemi numrat, por sipas meje, ka më shumë gjasa të bëhen numrat dhe të krijohet qeveria”, tha Kraki.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat