spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:30
HomeEkonomiNë Davos nënshkruhet Marrëveshja për Tregtinë e Lirë mes shteteve të EFTA-s...

Në Davos nënshkruhet Marrëveshja për Tregtinë e Lirë mes shteteve të EFTA-s dhe Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Shtëpinë e Zvicrës në Davos është nënshkruar Marrëveshja për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtu shënohet një kapitull i ri i përforcimit të raporteve ekonomike dhe avancimit të marrëdhënieve tregtare midis Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.

- Advertisement -

“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha shtetet anëtare të EFTA-s për bashkëpunimim e afërt gjatë procesit të negocimit. Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja, duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke i mundësuar Kosovës që të konkurrojë në një shkallë të gjerë.

- Advertisement -

“Kjo marrëveshje po ashtu reflekton përkushtimin tonë të përbashkët ndaj parimeve të demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, mbrojtjes mjedisore, qeverisjes së mirë koorporative si dhe përgjegjësisë sociale koorporative. Kosova ka arritur progres impresiv në katër vitet e fundit, me një rritje konsistente ekonomike. Edhe pse rajoni ynë ka pasur kriza demokratike, Kosova qëndron si një prej vende më demokratike në 6-shen e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Kurti.

Ai ka shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët e të gjitha vendeve.

E ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, ka ftuar investitorët ndërkombëtarë që të shohin mundësitë për bashkëpunim me Kosovën.

“Në këtë raund të negociatave, kemi bërë një rrugë të gjatë që nga qershori i vitit 2022. Këto negociata janë përmbyllur me një kapitull shumë të rëndësishëm për përforcim të mëtutjeshëm mes shteteve tona, me fillim nga tregtia e mallrave, shërbimeve, konkurrencës, të drejtave të procesit të zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova shpejt po bëhet një destinacion shumë atraktiv për investime të huaja, me mundësi tejet të mëdha të zhvillimit, sidomos në teknologji informacioni dhe ofrim të shërbimeve”, ka thënë ministrja.

Guy Parmelin, nënkryetar i Këshillit Federal të Zvicrës tha se me këtë marrëveshje shënohet partneriteti i fortë mes EFTA-s dhe Kosovës.

“Si vend nikoqir dhe zëdhënës për negociatat me Kosovën, them se ky rezultat vjen nga përpjekjet e dedikuara të negociatorëve tanë, angazhimit të fuqishëm politik dhe kërkimit të zgjidhjeve domethënëse për të gjitha palët. Pra. kjo marrëveshje demonostron përkushtimin e vendosur për të ndërtuar mundësi për avancim ekonomik dhe qëndrueshmëri të mëtutjeshme”, tha Parmelin.

Ai tha se ka nderin që e nënshkruan këtë marrëveshje me Kosovën në emër të Zvicrës, e cila ka një diasporë të madhe e dinamike, që luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Zvicrës.

“Raportet tona shkojnë përtej shteteve, kemi vlera të përbashkëta kulturore dhe bashkëpunim”, shtoi Parmelin.

Cecilie Myrseth, ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë tha se përmbyllja e negociatave reflekton përkushtimin për të përforcuar lidhjet mes Ballkanit Perëndimor, specifikisht Kosovës dhe EFTA-s.

“Ambicia për t’u integruar në tregjet ndërkombëtare e bën këtë marrëveshje edhe në kohë të duhur, edhe përfituese për dy anët”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, sekretari i përhershëm i shtetit të Islandës, Martin Eyjolfsson tha se marrëveshja vë në veprim një fazë të re të marrëdhënieve tregtare mes shteteve të EFTA-s dhe Kosovës.

“Kjo marrëveshje do të krijojë lidhje për potenciale eksporti dhe dobi të dyanshme për të ardhmen. Që nga pavarësia e Kosovës ne e kemi vrojtuar ekonominë në rritje të Kosovës dhe këtë e përmendi edhe kryeministri Kurti. Është një rritje e shkëlqyeshme në së paku katër-pesë vitet e fundit dhe dua t’ju përgëzoj për një progres të tillë, por edhe për progresin demokratik që jeni duke e bërë. Dua t’u dëshiroj fatin më të mirë edhe në lidhje me rrugëtimin evropian dhe shpresoj që të merrni lajme të mira së shpejti. Ne jemi krenar për përafrimin e shteteve tona Islandë-Kosovë”, theksoi ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler tha se shpreson të ketë rezultate të përbashkëta.

“Derisa diaspora kosovare ka kontribuar në ekonominë tonë në vitet e fundit, kam kënaqësinë që të nënshkruaj këtë partneritet mes vendeve tona. Kjo marrëveshje ofron potencialin e lidhjes më të fortë të marrdhënëeve tona dhe mbështet zhvillimin dinamik të ekonomisë së Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj kjo marrëveshje ka edhe rëndësi politike për Kosovën. “Marrëveshja jo vetëm që nënvizon përforcimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor, por po ashtu besojmë se shërben për të përkrahur integrimin e mëtejm të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Pra, kjo marrëveshje demonstron edhe mbështetjen e Lihtenshajnit për Kosovën”, shtoi Hasler.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat