spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:15
HomeSiguriaPoliciaNë Kaçanik dy vajza dyshohet se janë dhunuar seksualisht nga një familjar...

Në Kaçanik dy vajza dyshohet se janë dhunuar seksualisht nga një familjar i tyre

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se dy vajza në Kaçanik kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga një burrë, i cili është arrestuar më 21 janar. Ndërkaq, dhunimi dyshohet se ka ndodhur nga viti 2012-2019.

“Kaçanik / 2012-2019. Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia në raport.

- Advertisement -

Ndërkaq, Prokuroria në Ferizaj e ka konfirmuar për KALLXO.com se në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale, viktimat kanë qenë të moshës së mitur.

I dyshuari për kryerjen e dhunimit është arrestuar disa ditë më vonë, më 29.01.2025. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

KALLXO.com mëson se viktimat janë familjare mes vete dhe po ashtu kanë lidhje familjare me të dyshuarin, ndërsa mëson se i dyshuari është mbrojtur në heshtje para Policisë së Kosovës.

Vjosa Baftiu, zëdhënëse në Prokurorinë e Ferizajt tha se kanë bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit. Ndërsa, më 31.01.2025 do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat