spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:46
HomeKosovaPrishtinaNë kohë fushate Përparim Rama liron pagesën e 'Trafikut Urban' për disa...

Në kohë fushate Përparim Rama liron pagesën e ‘Trafikut Urban’ për disa kategori

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa e “Trafikut Urban” disa kategori të caktuara, që përfshijnë edhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mjekët e mësimdhënësit.

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari i komunës, Përparim Rama, disa kategori të caktuara do të përjashtohen nga pagesa për shfrytëzimin e transportit publik në qytet, duke filluar nga data 1 tetor 2025.

- Advertisement -

Vendimi parasheh që nga pagesa për Trafikun Urban të lirohen këto kategori:

Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban kategoritë si në vijim:

- Advertisement -

1.1. Stafi shëndetësor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit;

1.2. Stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore;

1.3. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit të të gjitha niveleve, përfshirë institucionet varëse të Kryeqytetit;

1.4. Të gjithë nxënësit dhe shkollave te mesme të Kryeqytetit;

1.5. Të gjithë studentët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatimi i tij fillon nga data e përcaktuar – 1 tetor 2025

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat