spot_img
E diel, 15 Shkurt, 2026
23:50
HomeKosovaNë Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kurti zhvillon takim bilateral me shefin...

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kurti zhvillon takim bilateral me shefin e diplomacisë norvegjeze

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide, njofton ZKM.

Sipas ZKM, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar që krijon marrëveshja EFTA, dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

- Advertisement -

Në njoftim theksohet se në takim u veçua sektori i ekonomisë, teknologjisë, energjisë, minierave dhe mineraleve dhe infrastrukturës.

“Kryeministri Kurti theksoi planet dhe projektet e mëdha kapitale të qeverisë gjatë këtij mandati të ri në infrastrukturë kritike, sportit dhe transportit, të cilat njëherësh paraqesin edhe mundësi për investitorë të huaj”, vijon njoftimi.

- Advertisement -

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për miqësinë, kontributin dhe mbështetjen e Norvegjisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, përfundon njoftimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat