Ministri rus i mbrojtjes, Andrei Belousov ka mbërritur në Korenë e Veriut për bisedime me liderët ushtarakë dhe politikë, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes.
Ai u prit nga homologu koreano-verior No Kwang Chol teksa mbërriti në tapetin e kuq në Aeroportin Ndërkombëtar të Phenianit.
Mediat ruse, të cilat raportuan vizitën e Belousov, nuk specifikuan qëllimin e bisedimeve dhe media shtetërore e Koresë së Veriut nuk e konfirmoi menjëherë vizitën.
Kjo vjen dy ditë pasi presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u takua me ministrin ukrainas të mbrojtjes, Rustem Umerov në Seul, me të dy vendet që ranë dakord të shkëmbejnë inteligjencën mbi bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.
SHBA dhe aleatët e saj thonë se Pheniani ka dërguar më shumë se 10,000 ushtarë për t’u bashkuar me forcat ruse në luftime javët e fundit.
Koreja e Veriut është akuzuar gjithashtu se ka ofruar ndihmë ushtarake për Moskën për të mbështetur luftën e Vladimir Putin në Ukrainë.