Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të drejtojë një samit ndërkombëtar paqeje në Egjipt të hënën së bashku me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.
Një zëdhënës i presidencës së Egjiptit tha se samiti synon të “i japë fund luftës në Rripin e Gazës, të forcojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme dhe të hapë një faqe të re në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
Pritet që udhëheqës nga më shumë se 20 vende të jenë të pranishëm në Sharm El-Sheikh, tha një zëdhënës i al-Sisi-t.
Ndërkohë, në orët e hershme të mëngjesit janë nisur kamionët me ndihma të mbledhur në Egjipt.
Ata janë parë në gjendje gatishmërie të kalojnë kufirin e Gazës dhe të shpërndajnë ndihma atje.
Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar vazhdimisht për kushtet katastrofike humanitare në Gaza, ku u shpall zi buke në disa pjesë veriore.