spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
01:03
HomeKosovaDrejtësiaNë tre muaj, Prokuroria e Pejës padit 658 persona me 580 aktakuza

Në tre muaj, Prokuroria e Pejës padit 658 persona me 580 aktakuza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se për periudhën tre mujore janar-mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza, kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.

Përmes një komunikate për medie kjo prokurori bën të ditur se nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe për të Mitur, prokurorët e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Kosovës.

- Advertisement -

“Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat