spot_img
E diel, 26 Tetor, 2025
22:27
HomeKulturëNë Zym të Hasit, “Takimet e Gjeçovit” nderojnë Pjetër Bogdanin me shtatore

Në Zym të Hasit, “Takimet e Gjeçovit” nderojnë Pjetër Bogdanin me shtatore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, që mbahet çdo vit në Zym të Hasit, dita e dytë e aktivitetit u zhvillua në shenjë nderimi për figurën e shquar të Imzot Pjetër Bogdanit.

Në ditën e dytë të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit, u inaugurua shtatorja e Imzot Pjetër Bogdanit, e vendosur në amfiteatrin e fshatit.

- Advertisement -

Pas ceremonisë, u mbajt ora letrare tradicionale “Anton Pashku”, në kuadër të së cilës u ndanë tri çmimet “Pjetër Bogdani” dhe çmimi “Unaza e Katit”, raporton televizioni publik.

Në përmbyllje të ditës, në programin kulturo-artistik kanë marrë pjesë tri ansamble kulturore-artistike.

- Advertisement -

Ndërsa të premten, në kuadër të manifestimit, u mbajt tribuna shkencore kushtuar figurës madhështore të Imzot Pjetër Bogdanit.

Në këtë aktivitet me kumtesa morën pjesë studiuesit Mark Palnikaj (Tiranë), prof. dr. Anton N. Berisha (Prishtinë) dhe Prend Buzhala (Klinë). Tribunën e udhëhoqi prof. dr. Besim Muhadri, ndërsa organizimin e saj e realizoi Frrok Kristaj.

Gjatë tribunës u promovua romani “Zhvarrimi” i autorit Gani Mehmetaj, vepër e cila i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Pjetër Bogdanit. Për librin foli dr. Femi Cakolli.

Në fund të aktivitetit u përurua edhe përmbledhja me poezi e autorit Nikë Lekaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat