Gazetari Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor i Videos për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në agjencinë prestigjioze të lajmeve, Associated Press.
Ky lajm e ka gëzuar edhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në një postim në profilin e saj në “Facebook”, mes tjerash ka shkruar: “BRAVO Beni”.
“Nebi Qena emërohet zv. Drejtor i Videos për Shtetet e Bashkuara në Associated Press, kosovari i parë në këtë pozitë. Krenar për familje dhe për vendin. BRAVO Beni”, ka shkruar Jahjaga.
Gazetari kosovar ka qenë drejtues i redaksisë së lajmeve në AP për shumë vjet.




