Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkoloneli Gezim Sada, ka diplomuar në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është bërë e ditur nga FSK-ja, ku është theksuar se kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukojë dhe të zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore.
“Nënkolonel Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njëkohësisht edhe në nivelin Master në Studime Strategjike”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA
Nënkolonel Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukoj dhe zhvilloj udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë.
Nënkolonel Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njëkohësisht edhe në nivelin Master në Studime Strategjike.
Një falënderim i veçantë për partnerin tonë strategjik Shtetet Bashkuara të Amerikës që në çdo fushë të zhvillimit ka mbështetur ngritjen profesionale te FSK.