spot_img
E martë, 19 Maj, 2026
06:28
HomeKosovaPrishtinaNesër hyjnë në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë

Nesër hyjnë në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Punëtorët teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës kanë protestuar sot për shkak të mos pagesës së pagave për muajin prill, ndërsa kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga dita e nesërme.

Sipas njoftimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), shumica e punëtorëve teknikë të shkollave që menaxhohen nga kompani private kanë mbajtur protestë sot, më 18 maj 2026, nga ora 11:00 deri në 12:00.

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët do të hyjnë në grevë duke filluar nga mëngjesi i 19 majit, deri në realizimin e kërkesave të tyre për pagesat e vonuara.

“Punëtorët do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre lidhur me pagesat e vonuara”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Në reagim po ashtu theksohet se në shkollën SHFMU “Asim Vokshi”, drejtoria nuk i ka lejuar punëtorët të prononcohen para mediave gjatë kohës së protestës.

FSPTSPK ka kërkuar zgjidhje urgjente të çështjes së pagave për punëtorët teknikë të angazhuar në shkollat e kryeqytetit. /KP

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat