spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:59
HomeKosovaKuvendiNesër seanca e 22-të – deputetët sërish në provë për përgjegjësi

Nesër seanca e 22-të – deputetët sërish në provë për përgjegjësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar një njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër nga ora 11:00.

Kjo do të jetë hera e 22-të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

- Advertisement -

Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Për këtë pozitë, LVV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit.

- Advertisement -

Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat