spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:06
HomeStorm/PodcastNga betimi në Çabër, te sfidat me Qeverinë – Zeqiri rrëfen

Nga betimi në Çabër, te sfidat me Qeverinë – Zeqiri rrëfen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, flet për herë të parë ekskluzivisht për mediumin storm, duke ndarë përvojën e tij dyvjeçare në krye të një prej komunave më sfiduese të veriut të Kosovës.

- Advertisement -

Në intervistën që do të transmetohet së shpejti, Zeqiri tregon për punën e bërë, përpjekjet për integrim, dhe sfidat e shumta me të cilat është përballur në një ambient kompleks dhe shpesh të tensionuar. Ai zbulon se, ndonëse ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim institucional, kryeministri Albin Kurti nuk i ka shkuar asnjëherë në zyrën e tij.

Zeqiri ndalet veçanërisht te vendimi i tij për të qëndruar dhe ushtruar funksionin nga fshati Çabër – një vendbanim shqiptar në kufi me pjesën serbe të komunës – si një mënyrë për të shmangur tensionet në një zonë të brishtë dhe të polarizuar.

- Advertisement -

“Zgjedhja për të qëndruar në Çabër nuk ishte rastësi, por strategji për të mbajtur qetësinë dhe për të garantuar praninë institucionale të Kosovës pa përshkallëzim,” thotë ai.

Ai tregon edhe bisedat që ka pas me ndërkombëtarët,

Intervista hedh dritë mbi realitetin institucional në veri të vendit, përpjekjet për bashkëjetesë, mungesën e koordinimit politik me nivelin qendror, dhe sfidat që përball një kryetar komune në një zonë me ndjeshmëri të lartë politike dhe etnike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat