spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeRajoniShqipëriaNga Kalkuta në Shqipëri: Vizita e parë e Nënë Terezës në vendin...

Nga Kalkuta në Shqipëri: Vizita e parë e Nënë Terezës në vendin e origjinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 14 gusht 1989, Nënë Tereza shkeli për herë të parë në vendin e origjinës, pas shumë kërkesave të refuzuara.

Edhe pse jo e mirëpritur për vite me radhë, Nënë Tereza nuk i reshti përpjekjet për të vizituar atdheun dhe varret e nënës dhe motrës, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremonitë e tyre mortore. 6 muaj më vonë, më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare.

- Advertisement -

Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simboli i ndihmesës së nevojtarëve të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Për përulësinë e pashembullt do të vlerësohej në vitin 1979 me Çmimin Nobel për Paqen, prej nga ku u mësua kudo, kombësia e saj shqiptare.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiun lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut nga Mirdita dhe Drane Barnajt nga Gjakova.

- Advertisement -

Mësimet e para dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika. Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj. U vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së atyshme të vajzave.

Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951).

Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960,000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47,000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3,400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e jetimë. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat