spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
02:23
HomeKosovaPrishtinaNga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës që...

Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës që u arrestuan dje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga një muaj paraburgim i është caktuar tre zyrtarëve të komunës së Prishtinës që u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.

Lajmin për media e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

- Advertisement -

Dje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha se do të parashtrojnë kërkesë për paraburgim.

“Ju njoftojmë se pas aksionit te zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave të cilët kane kryer vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te KPRK-se dhe “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421 te KPRK-se. Po ashtu, janë sekuestruar edhe telefon si provë e cila do të shërbejë në zhvillimin e mëtejshem të procedures hetimore. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtroje kërkesë me shkrim gjykates kompetente për caktimin e ndonjë prej masave ndaj të dyshuarve”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat