spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:44
HomeSportNga pjesë të ndryshme të Evropës e deri në Arabinë Saudite, ku...

Nga pjesë të ndryshme të Evropës e deri në Arabinë Saudite, ku do të vendos Xavi?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E ardhmja e Xavi Hernandez mbetet një nga temat më të nxehta në tregun e trajnerëve.

Pas largimit nga Barcelona, tekniku katalanas është një nga emrat më të kërkuar në skenën ndërkombëtare dhe interesimi nuk vjen vetëm nga Arabia Saudite.

- Advertisement -

Al-Hilal është një nga klubet që e ka shprehur hapur dëshirën për ta afruar, por në Europë kanë filluar të lëvizin gjithashtu.

Sipas ‘SPORT’, një nga pistat më serioze është ajo e Bayer Leverkusen-it, që e sheh Xavi-n si pasues të mundshëm të Xabi Alonso-s, nëse ky i fundit vendos të pranojë ofertën e Real Madridit.

- Advertisement -

Filozofia e futbollit sulmues dhe posedues e Xavi-t përputhet me stilin e skuadrës gjermane, që tashmë ka vendosur objektiva të lartë në Bundesligë dhe në Europë.

Por nuk është vetëm Gjermania. Edhe Tottenham Hotspur në Angli e ka futur emrin e ish-trajnerit të Barcelonës në listë, në rast se Ange Postecoglou nuk arrin të përmbushë pritshmëritë.

Në këtë rast, Europa League do të jetë vendimtare për të ardhmen e klubit londinez dhe të trajnerit aktual.

Nga ana tjetër, Xavi nuk ka ndërmend të presë pafundësisht. Në një intervistë të fundit për ‘France Football’, ai u shpreh i gatshëm të kthehet në pankinë që këtë verë, me kusht që të bëhet pjesë e një projekti tërheqës.

Nuk e përjashton as mundësinë për të drejtuar një kombëtare, duke synuar trofetë më të mëdhenj si Champions League, Europiani apo Kupa e Botës.

Megjithëse largimi nga Barcelona erdhi mes kritikash, Xavi është krenar për trashëgiminë që ka lënë.

Emra si Lamine Yamal, Fermin Lopez, Pau Cubarsí dhe Alejandro Balde – të gjithë të promovuar gjatë kohës së tij – janë tashmë pjesë e projektit të Hansi Flick, duke dëshmuar punën e bërë në të rinjtë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat