spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:05
HomeOpinioneEditorialeNga “superfuqi” e municioneve te diplomacia e rrugicave – skandali i radhës...

Nga “superfuqi” e municioneve te diplomacia e rrugicave – skandali i radhës i qeverisë Kurti 2

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Kosova me fabrikë municioni që Franca s’e ka”

storm•/editorial: Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes së Kosovës, një pohim i pamatur në një kontekst tejet delikat. Një deklaratë e tillë, e bërë pranë një vendi që potencialisht mund të kërcënojë me sulm vendin nga i cili u dha kjo deklaratë, krijon tensione të panevojshme. Për më tepër, të pretendohet një superioritet mbi një aleat të Kosovës, si Franca, ndërsa kjo e fundit në shumë raste ka qenë edhe mbështetëse e Serbisë, është një qasje jo vetëm e pakuptimtë, por edhe e dëmshme për pozicionin diplomatik të Kosovës.

- Advertisement -

Në thelb, ministri Maqedonci po i “shpjegon” Francës nga Tajvani se Kosova është më e fortë në një segment të caktuar të prodhimit të municioneve. Çfarë tregon kjo? Një qasje naive diplomatike, mungesë të sensibiltetit politik dhe, mbi të gjitha, një tendencë për retorikë boshe në vend të një strategjie reale të pozicionimit ndërkombëtar të Kosovës.

Vetëm gjuhën e kemi të gjatë, ndërsa gjithçka tjetër – përfshirë kalibrin – të vogël dhe të shkurtër. Dhe kur një ministër në detyrë deklaron se “ne jemi më të fortë se Franca” në prodhimin e municioneve, duke tentuar të “frikësojë” Kinën përmes Tajvanit, kjo nuk ka asnjë sens logjik. Përkundrazi, vetëm sa pasqyron mendësinë naive të rrugicave të vendit të tij të origjinës.

- Advertisement -

Në fund të fundit, kjo nuk ka asnjë lidhje as me të qenurit ministër i Mbrojtjes, e aq më pak me ndonjë qasje diplomatike. Për ironi, pikërisht një ministër i Mbrojtjes duhet të tregojë më shumë diplomaci sesa vetë Ministri i Jashtëm apo një ambasador.

Deklarata e ministrit Maqedonci ishte thjesht skandali i radhës në karvanin e gjatë të skandaleve katërvjeçare të qeverisë “Kurti 2”. Mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm dhe nëse skandalet do të shtohen apo nëse kjo trajektore do të ruhet edhe më tej. Deri tani, nuk ka asnjë shenjë që kjo qeveri mund të ndahet nga skandalet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat