spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
13:59
HomeKosovaDrejtësiaNgadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të të premten, e ka zgjedhur gjyqtarin Ngadhnjim Arrni, kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me proces të votimit të fshehtë, Arrni mori 8 vota për, asnjë kundër, ndërsa anëtari Artan Abazi ka abstenuar nga votimi.

- Advertisement -

Paraprakisht, kryetarja e Komisionit vlerësues, gjyqtarja Drita Rexhaj, tha se kandidatët që i kanë plotësuar kushtet formale dhe janë propozuar për kryetar të Gjykatës, janë gjyqtarët: Ngadhnim Arrni, Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi.

Ajvazi aktualisht mban pozitën e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërkaq Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special- që të tre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndryshe, KGJK-ja në mbledhjen e 355-të të datës 6 nëntor 2025 kishte shpall konkurs për këtë pozitë, të cilën e mbante gjykatësja Albina Shabani-Rama e avancuar tashmë si gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

Ky proces zhvillohet bazuar në Rregulloren numër 12/2022 për procedurën e zgjedhjes, emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikqyrës. /BetimipërDrejtësi

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat