spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:12
HomeKosovaNgërçi vazhdon – Kushtetuesja ende ‘‘duke e shqyrtuar’’ propozimin e VV-së për...

Ngërçi vazhdon – Kushtetuesja ende ‘‘duke e shqyrtuar’’ propozimin e VV-së për votim të fshehtë që ua çoi AAK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ngërçi i krijuar në Kuvend po vazhdon tash e sa javë me partitë politike të cilat nuk po japin shenja të ndryshimit në qëndrimet që ato kanë. Lëvizja Vetëvendosje insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit, dhe në formën e votimit të fshehtë për ta përfunduar këtë proces. Kurse në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, insistojnë në ndryshimin e kandidatit dhe në votim të hapur.

Si hap tentimi për dalje nga kriza e krijuar, AAK me përkrahjen e deputetëve të PDK-së e LDK-së, e kanë dërguar në Kushtetuese propozimi e VV-së për ndryshim të mënyrës së votimit.

- Advertisement -

Gazeta Express ka dërguar pyetje lidhur me këtë çështje, për të cilën Kushtetuesja ka thënë se është ende në shqyrtim.

‘‘Kjo lëndë është ende duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni’’, është thënë nga Kushtetuesja.

- Advertisement -

Ndryshe, të nesërmen, deputetët e rinj me mandatin e fituara nga zgjedhjet e mbajtura pothuajse katër muaj me parë, do të mblidhen sërish në atë që do të jetë tentativa e 23 për konstitumin e kuvendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat