spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:11
HomeSiguriaPoliciaNGJARJE E RËNDË / 31-vjeçari humb jetën nga rënia e një trungu...

NGJARJE E RËNDË / 31-vjeçari humb jetën nga rënia e një trungu druri në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 31-vjeçar ka vdekur pasi i ka rënë një trung druri në komunën e Prishtinës.

Lajmin për media e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

- Advertisement -

Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri).  Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë  po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat