spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
21:04
HomeRajoniShqipëriaNgjarje e rëndë në Tiranë, kuzhinieri vret kamarierin 34-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Tiranë, kuzhinieri vret kamarierin 34-vjeçar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një sherr mes kolegësh në një lokal-piceri në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.

34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.

- Advertisement -

Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson Top Channel ka thënë se janë zënë për punën.

Njoftimi i policisë:

- Advertisement -

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat