spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:57
HomeSiguriaPoliciaNgjarje tragjike në Fushë Kosovë – një grua vdes pas rënies nga...

Ngjarje tragjike në Fushë Kosovë – një grua vdes pas rënies nga lartësia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 16:20 është pranuar informata për rastin.

- Advertisement -

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë, dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka thënë Ahmeti.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore dhe ekzaminime të nevojshme në vendin e ngjarjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat